Insajderi
Botë

Pajtohen Izraeli dhe Turqia

Insajderi
26 June 2016 - 22:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Marrëdhëniet e dy aleatëve të dikurshëm Izraelit dhe Turqisë u përkeqësuan në vitin 2010, kur nëntë shtetas turq u vranë në sulmon e komandove izraelite në anijet me ndihma humanitare për Rripin e Gazës.

Qeveria izraelite ka arritur marrëveshje për pajtim me Turqinë dhe me këtë mbyllen tensionet gjashtëvjeçare, ka deklaruar një zyrtar i lartë izraelit.

Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Romë, do të zbulojë nesër detaje tjera për këtë marrëveshje, thekson burimi i njëjtë.

Marrëdhëniet e dy aleatëve të dikurshëm Izraelit dhe Turqisë u përkeqësuan në vitin 2010, kur nëntë shtetas turq u vranë në sulmon e komandove izraelite në anijet me ndihma humanitare për Rripin e Gazës.

Mediat izraelite kanë transmetuar se me këtë marrëveshje është paraparë dëmshpërblim për familjet e të vrarëve dhe vazhdimin i ndihmës turke për projektet zhvillimore në Gaza.

Fondi për familjet e të vrarëve do të jetë 20 milionë dollarë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark