Instituti KIPRED ka publikuar sot hulumtimin “Roli i religjionit dhe identitetin etnik në periudhën e shtet-ndërtimit” në të cilin thuhet se që nga shpallja e pavarësisë besnikëria e shqiptarëve është zhvendosur ngadalë̈ nga shqiptaria dhe shteti i Kosovës, në një̈ identitet fetar, me shfaqjen e elementeve të islamit radikal.
Në hulumtim thuhet se në Kosovë filloi rigjallërim i religjionit pas pavarësisë ndërsa “rrethanat e reja në mënyrë të pashmangshme kanë shkaktuar një proces të transformimit dhe ridefinimit të pozitës së religjionit.”
Në këtë kontekst, sipas KIPRED, Kosova u ekspozua organizatave të ndryshme me baza fetare dhe me agjenda radikale.
“Qëllimi kryesor i shumicës së organizatave të Lindjes së Mesme ishte prezantimi dhe përforcimi i islamit radikal, i cili gjithashtu shkaktoi fërkime brenda Bashkësisë Islame të Kosovës”.
“Si pasojë, besnikëria e shqiptarëve të Kosovës nga koha e pavarësisë është zhvendosur ngadalë nga shqiptaria dhe shteti i Kosovës, në një identitet fetar, me shfaqjen e elementeve të islamit radikal”, thuhet në hulumtimin e KIPRED-it.
KIPRED ka kritikuar shtetin dhe partitë politike kryesore të vendit për qasje të paqartë ndaj këtij problemi.
Kjo organizatë rekomandon që që institucionet të angazhohen më shumë për promovimin e një identiteti sekular në shoqëri, të miratohet Ligji për Bashkësi Fetare, të përfshihet lënda mbi Historinë e Identiteteve Kulturore e Fetare në shkolla të mesme, e të tjera./Insajderi.com