Insajderi
Lajme

KIPRED: Besnikëria e shqiptarëve është zhvendosur nga shteti tek feja

Insajderi
27 June 2016 - 13:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti KIPRED ka publikuar sot hulumtimin “Roli i religjionit dhe identitetin etnik në periudhën e shtet-ndërtimit” në të cilin thuhet se që nga shpallja e pavarësisë besnikëria e shqiptarëve është zhvendosur ngadalë̈ nga shqiptaria dhe shteti i Kosovës, në një̈ identitet fetar, me shfaqjen e elementeve të islamit radikal.

Në hulumtim thuhet se në Kosovë filloi rigjallërim i religjionit pas pavarësisë ndërsa “rrethanat e reja në mënyrë të pashmangshme kanë shkaktuar një proces të transformimit dhe ridefinimit të pozitës së religjionit.”

Në këtë kontekst, sipas KIPRED, Kosova u ekspozua organizatave të ndryshme me baza fetare dhe me agjenda radikale.

“Qëllimi kryesor i shumicës së organizatave të Lindjes së Mesme ishte prezantimi dhe përforcimi i islamit radikal, i cili gjithashtu shkaktoi fërkime brenda Bashkësisë Islame të Kosovës”.

“Si pasojë, besnikëria e shqiptarëve të Kosovës nga koha e pavarësisë është zhvendosur ngadalë nga shqiptaria dhe shteti i Kosovës, në një identitet fetar, me shfaqjen e elementeve të islamit radikal”, thuhet në hulumtimin e KIPRED-it.

KIPRED ka kritikuar shtetin dhe partitë politike kryesore të vendit për qasje të paqartë ndaj këtij problemi.

Kjo organizatë rekomandon që që institucionet të angazhohen më shumë për promovimin e një identiteti sekular në shoqëri, të miratohet Ligji për Bashkësi Fetare, të përfshihet lënda mbi Historinë e Identiteteve Kulturore e Fetare në shkolla të mesme, e të tjera./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark