Insajderi
Botë

‘Brexit’: Më shumë se një milion britanikë duan ta ndryshojnë votën e tyre

Insajderi
27 June 2016 - 14:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më shumë se një milion njerëz në Britaninë e Madhe janë penduar që kanë votuar për të dalë nga Bashkimi Evropian, tregon një sondazh i opinionit i bërë pak ditë pas vendimit të qytetarëve britanikë.

Prej 17.4 milionë njerëzve që kanë votuar të largohen, 1,1 milion e tyre tashmë thonë se ata dëshirojnë që të kishin votuar për të qëndruar në BE, nëse rezultatet e sondazheve të organizatës “Survation” janë për tu besuar, shkruan The Independent, transmeton Insajderi.

Sondazhi zbuloi se njerëzit që e kanë përdorur Brexit-in si një votë proteste – ose mendonin se vota e tyre “Nuk do të merrej parasysh” – tani janë të hamendësuar për votën e tyre.

Një përdorues britanik i rrjetit social Twitter, shkruan: “Unë personalisht votova për tu larguar, sepse u besova këtyre gënjeshtrave dhe ua dhashë votën time.  Ndjehem sikur më vodhën votën”.

Kampi për “Largim nga BE-ja” kishte 1.3 milion vota më shumë se sa kampi i “Qëndrimit në Be”, në referendumin e mbajtur më 23 qershor. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark