Insajderi
Lajme

Gjatë verës, Kosova e Shqipëria me pikë të përbashkët kufitare

Insajderi
29 June 2016 - 13:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në të cilën ka marrë një numër vendimesh.  Njëri nga vendimet mundëson që Kosova e Shqipëria të kenë një pikë të përbashkët për kontrolla kufitare gjatë stinës së verës.

Një gjë e tillë është bërë për të shkurtuar pritjet gjatë kalimit në këto pika kufitare.

Po ashtu, qeveria ka aprovuar vendimin për emërimin e anëtarëve në Bordin e Autoritetit të Aviacionit Civil dhe vendimin për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorëve në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Kabineti qeveritar, në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Protokollin Financiar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës. Marrëveshja parasheh huan për financimin e projekteve të trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë.

Edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës së Bashkëpunimit të Rinisë, ka marr aprovimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme. Në këtë marrëveshje janë përfshirë gjashtë shtete të regjionit dhe selia e kësaj zyre do të jetë në Tiranë.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark