Insajderi
Botë

Shakaja pa kripë e Trump për meksikanët: Po na sulmojnë!

Insajderi
01 July 2016 - 17:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndalesa e radhës së fushatës së Donald Trumpit ishte në Neë Hampshire, ku i nominuari i supozuar i Partisë Republikane iu rikthye temës prej tij më të dashur, padrejtësisë që ai sheh tek mungesa e ekulibrit në tregtinë amerikane.

“Deficiti i tregtisë së industrive tona përpunuese me botën është gati 800 miliardë dollarë. Ja pra, që kemi një deficit tregtar. Dhe ne tregtojmë, por ndërkohë deificiti është 800 miliardë dollarë. Asgjë e re, apo jo”, u shpreh Trump.

Shifrat e ofruara nga Trumpi ishin ndjeshëm më të larta se ato të bëra publike nga Byroja Amerikane e Analizës Ekonomike, e cila e vendoste në 530 miliardë dollarë defiicitin e industrive përpunuese amerikane nëpër botë për vitin 2015.

Por, një mitingu të Donald Trumpit nuk mund t’i mungonin batutat polemizuese. Një avion privat fluturoi mbi kokat e njerëzve të mbledhur në tubim e për një çast i ndërpreu miliarderit fjalimin. Trumpi përfitoi nga rasti e lëshoi një tallje.

“Mund të jetë avion meksikan ai atje lart. Po bëhen gati për sulm”, tha Trump. /Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark