Insajderi
Lajme

Ministri i Punës shpërndan 39 grante vetëpunësimi

Insajderi
01 July 2016 - 17:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në regjionin e Mitrovicës, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi sot ka shpërndarë 39 grante, në shumën prej 3.000 deri në 5.000 euro, për përfituesit e Programit të Vetëpunësimit.

Me këtë rast, ai  uroi ndërmarrësit e rinj, dhe njëherësh i siguroi ata se kjo është një mundësi e mirë për të nxitur zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Abrashi është shprehur i kënaqur me biznes idetë e paraqitura, duke inkurajuar përfituesit që këto ide t’i implementohen  në mënyrën më të mirë të mundshme, si dhe konfirmoi që grante të ngjashme që ndihmojnë zgjerimin e bizneseve ekzistuese dhe që nxisin punësimin do të shpërndahen edhe në regjione të tjera.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark