Në regjionin e Mitrovicës, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi sot ka shpërndarë 39 grante, në shumën prej 3.000 deri në 5.000 euro, për përfituesit e Programit të Vetëpunësimit.
Me këtë rast, ai uroi ndërmarrësit e rinj, dhe njëherësh i siguroi ata se kjo është një mundësi e mirë për të nxitur zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Abrashi është shprehur i kënaqur me biznes idetë e paraqitura, duke inkurajuar përfituesit që këto ide t’i implementohen në mënyrën më të mirë të mundshme, si dhe konfirmoi që grante të ngjashme që ndihmojnë zgjerimin e bizneseve ekzistuese dhe që nxisin punësimin do të shpërndahen edhe në regjione të tjera.