Specialistët e mjekësisë kërkojnë punë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialistët e mjekësisë kërkojnë punë

    Insajderi
    13 July 2016 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot para Kuvendit të Kosovës protestuan specialistët nga të gjitha lëmit e mjekësisë në Kosovë, duke kërkuar që sa më shpejtë të mund të kyçen nëpër vende pune. Ka disa vite që ata kanë përfunduar specializimin mirëpo përpjekjet e tyre për tu punësuar kanë hasur në pengesa.

    “Ata nuk po kanë mundësi që të tregojnë as aftësitë e tyre profesionale që i kanë marr gjatë specializimit të tyre”, thotë organizatorja e protestës Luljeta Durmishi Maqedonsi.

    Luljeta Durmishi Maqedonsi që është specialiste e Kardiologjisë tha për Insajderi.com se në listat e tyre janë mbi 100 specialistë, të cilëve u është dashur afër 30 vite shkollim.

    Fajin për gjendjen e tyre e kanë institucionet shëndetësore, njëra prej specialisteve në protestë, pasi që sipas saj të gjitha konkurset që bëhen nuk punësohen meritorët.

    “ato vende  janë të siguruara për ata që i kanë të afërt brenda institucioneve edhe në qoftë se ata nuk kanë të përfunduar specializimin”, tha ajo pa dashur t`i përmendet emri.

    Kjo nuk është protesta e parë e specialistëve, ata kanë protestuar edhe para Ministrisë së Shëndetësisë. Në listën e protestuesve kanë qenë të informuar më shumë se 100 vetë, mirëpo numri i tyre në protestë ka qenë më pak se 50 persona. /Insajderi.com

    llllllll

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark