Zvicra, partnere e rëndësishme evropiane e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvicra, partnere e rëndësishme evropiane e Kosovës

    Insajderi
    13 July 2016 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.

    Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për kontributin e saj për fuqizimin e raporteve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

    Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen konkrete të Zvicrës për Kosovën në shumë fusha, duke shprehur përkushtimin për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

    “Zvicra është në vazhdimësi partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

    Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar nga Qeveria e Kosovës gjatë mandatit në Kosovë.

    Ambasadorja Lang, po ashtu, vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe shprehu përkrahjen e mëtejme të Zvicrës për Kosovën.

    Gjatë takimit, u diskutua edhe për progresin dhe proceset aktuale në Kosovë, si dhe hapat e Kosovës në zhvillimin ekonomik, proceset euro-integruese dhe fuqizimin e shtetit ligjor./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark