
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj në një konferencë për media ka thënë se më nuk do të përdoret më gazi lotsjellës për të kundërshtuar marrëveshjen për Demarkacionin dhe Asociacionin.
Sipas tij gazit lot sjellës ka qenë mjet i domosdoshëm jo i dëshirueshëm.
“Tash nuk do të përdorim gaz, por metodat tjera demokratike. Do të sillemi si deputetë me veprime politike që të jemi unik.”
Lekaj ka bërë të ditur se dy partitë opozitare AAK dhe Nisma nuk do të kthehen në Kuvend derisa të rikthehet marrëveshja për demarkacionin.
Në konferencën e përbashkët me shefin e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami thanë se Asociacioni nuk është harrur nga ana e partive opozitare dhe do ketë kundërshtim edhe për të.
Valdete Bajrami, duke u bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë ratifikimin e Demarkacionit, ka apeluar që deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga ajo anë t’i vizitojnë ato treva dhe do ta shohin se çështja është shumë serioze.
“Çdo votë pro ka me qenë në dëm që do t’i trashëgojnë brezat e ardhshëm”, ka thënë Bajrami. /Insajderi.com