Insajderi
Lajme

Kuçi: Takime intensive me spektrin politik për Demarkacionin

Insajderi
13 July 2016 - 12:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se brenda këtyre ditëve do të ketë takime intensive të spektrit politik lidhur me çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Sipas tij, për çështje me rëndësi kombëtare siç është demarkacioni, duhet të tejkalohen dallimet politike.

Këto komente, ai i bëri me rastin e dorëzimit të detyrës së ministrit të Drejtësisë tek Dhurata Hoxha, pasardhëse e tij, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, i pyetur se a është në krizë koalicioni PDK-LDK, Kuçi ka potencuar se nuk ka krizë në mes të koalicionit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark