Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka dhënë një intervistë për median “Opinion Internationale” gjatë qëndrimit në Paris në kuadër të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku ka folur për disa çështje që lidhen me Kosovën dhe BE-në, por ajo që mbetet e paqartë është nëse publiku francez ka kuptuar diçka prej kësaj interviste.
E gjithë intervista e kryeministrit e botuar në kanalin e këtij mediumi në Youtube është në gjuhën shqipe ndërsa pyetjet e gazetarit janë në gjuhën angleze.
Ja dhe intervista:
OI: Cilat janë raportet me Serbinë sepse në njëfarë mënyre ju vareni nga Serbia për të hyrë në BE, njashtu sikurse që Serbia varet nga Kosova për ta mbërritur të njëjtën. Si po shkojnë këto raporte?
Mustafa: Neve jemi të interesuar që paralelisht të kalojmë rrugën e anëtarësimit me Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit sepse frikohemi se nëse Serbia shkon para nesh, pastaj Serbia mund të bëhet pengesë e anëtarësimit tonë, mirëpo gjithsesi do të kemi parasysh se do të plotësojmë të gjitha kriteret që kërkohen për anëtarësim.
OI: Pjesëmarrësit më të mëdhenj të BE-së, sikurse Franca Italia, Gjermania dhe Austria, a po luajnë rol të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit?
Mustafa: Po tash mund të them se ato po na dëgjojnë mirëpo sa do ta marrin atë dëgjim parasysh dhe do të veprojnë pastaj mbi atë se çfarë ne themi është çështje tjetër. Dje ishin të qartë edhe presidenti Hollande edhe kancelaria Merkel edhe ministri i Jashtëm Italian se do të jenë të hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, por natyrisht se do të plotësojmë këtë. BE-së i nevojitet Ballkani Perëndimor, sepse megjithatë janë shumë rrugë që kalojnë përmes Ballkanit, dhe ne duhet ta mbrojmë Evropën, por s’mund ta bëjmë këtë nëse s’jemi pjesë e institucioneve evropiane.
OI: A keni bërë diçka për vendin tuaj?
Tash ne kemi punuar në dy samitet e kaluara, të Berlinit dhe Vjenës në çështjet e infrastrukturës, do të thotë se është infrastruktura e cila na lidh neve me vendet e Ballkanit Perëndimor, rrugore, hekurudhore, energjetike. Tash ne kemi marrë përkrahjen e BE-së sa i përket financimit të pjesshëm të rikonstruktimit të hekurudhës që lidh Maqedoninë, Kosovën dhe Serbinë. Jemi të interesuar që të vazhdojmë me autostradën që e lidh Shqipërinë me Kosovën dhe Serbinë, nga Durrësi deri në Nish dhe shumë projekte të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=mg6bKXvKuHU