Insajderi
Lajme

Konfiskohen dhe asgjësohen afër 10 mijë kg mish

Insajderi
14 July 2016 - 13:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 

Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi të mërkuren në Deçan pas dyshimeve se aty bëhet përpunimi i mishit në mënyrë jo të rregullt.

Me këtë rast në pronën e të dyshuarit janë konfiskuar dhe asgjësuar 9218 kilogramë mish dhe produkte të tij, njofton raporti i policisë.

Sipas tij, kjo është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë,  në të cilën pjesëmarrës kanë qenë edhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark