Insajderi
Lajme

Mbyllet një tjetër ëndërr e Tanit të Top Media

Insajderi
14 July 2016 - 20:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania mediatike Top Media vazhdon në zbythje të pandërprere. Pasi Top Channel ka humbur këtë sezon një pjesë të madhe të garës së audiencës kundër TV Klanit, pasi ka larguar nga ekrani disa ikona dhe disa drejtorë të rëndësishëm, pasi është ngërthyer në një sher gjyqësor mes pronarëve, ish perandoria e të ndjerit Dritan Hoxha po këput edhe një tjetër gjymtyrë jo rentabël të saj.

Endrra per gazeten “Shqip”, e cila u hap vetëm me vullnetin e Tanit për ti bërë jehonë në shtypin e shkruar risive të tij televizive, nuk do te vazhdoje me.

Ajo nesër do të nxjerrë në treg numrin e fundit dhe mbyll kështu përfundimisht aktivitetin e saj.

Ky vendim thuhet se është marrë disa muaj më parë për shkak të uljes së shitjeve dhe kostos së lartë të shpenzimeve, shkruan portal nga Shqipwriam, lapsi.al

Këtej e tutje gazeta do të funksionojë vetëm përmes faqes së saj online e cila ka një numër jo të vogël shikuesish. Por ashtu si shumë media të tjera në botë kompania do të ndahet nga produkti i saj në letër.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark