Insajderi
Lajme

Kryetari i Mitrovicës deklarohet i pafajshëm

Insajderi
15 July 2016 - 15:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot doli para Gjykatës Themelore të Mitrovicës në Vushtrri.

Ai u deklarua i pafajshëm për akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare, tha se ky është  gjykim politik kundër tij.

Bashkë me Bahtirin akuzohen edhe Haxhimet Ferati, shef i prokurimit në Mitrovicë dhe Gazmend Kelmendi, drejtor për Kosovë i operatorit nga Danimarka ‘Hesalight’ në lidhje me veprat keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, të cilët po ashtu u deklaruan të pafajshëm.

Mirëpo prokurori i Prokurorisë Speciale, Agron Bajrami, kërkoi që ata të shpallen fajtor, pasi që me provat që gjenden në shkresat e lëndës do të vërtetohet fajësia e të akuzuarve.

Në anën tjetër, Mahmut Halimi, avokat i Agim Bahtiri, tha se ky është vetëm një qëllim politik i inicuar nga dega e PDK-së në Mitrovicë, sa për ta dëmtuar figurën e kryetarit Bahtiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark