Specializantët falënderojnë Kadri Veselin për pagat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Specializantët falënderojnë Kadri Veselin për pagat

    Insajderi
    15 July 2016 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy muaj më parë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte pritur në takim përfaqësuesit e një grupi specializantësh të mjekësisë, të cilët e informuan kryeparlamentarin Veseli me problemin me të cilin ishin duke u ballafaquar.

    Rreth 300 specializantë, kryenin shërbimet e tyre në sistemin shëndetësor dhe prej dy vitesh nuk kishin marrë asnjë lloj kompensimi financiar. Me këtë miratim të buxhetit zgjidhet edhe çështja e specialistëve të papunë.

    Gjatë atij takimi, kryetari Veseli u kishte premtuar specializantëve se do të angazhohej maksimalisht për gjetjen e zgjidhjes së kësaj situate të papranueshme për ta.

    Me aprovimin e ligjit të ndryshuar të Buxhetit për vitin 2016, nr. 05/L-071, kërkesa e specializantëve për kompensim u realizua dhe do të zbatohet në pajtim me ligjin. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark