60 persona u vranë gjatë tentimit për grusht shteti në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    60 persona u vranë gjatë tentimit për grusht shteti në Turqi

    Insajderi
    16 July 2016 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dielli ka lindur në Ankara dhe dëmet e një nate më parë duken më qartë. Pavarësisht se Presidenti Erdogan, qeveria dhe Inteligjenca raportuan se grushti i shtetit dështoi, ende nuk është shumë e qartë se çfarë po ndodhë në Ankara.

    Mbi 335 ushtarë pjesëmarrës në grushtin e shtetit janë arrestuar, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën nga përleshjet është 60. Forcat qeveritare kanë përdorur avionët luftarakë F-16 për të rrëzuar një tjetër helikopterë dhe për të qëlluar mbi tanket pranë pallatit presidencial.

    Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka urdhëruar ushtrinë që të qëllojë mbi çdo mjet që zotërohet nga organizatorët e grushtit të shtetit. Yildirim akuzoi ushtrinë se ka qëlluar mbi civilë të pafajshëm.

    Presidenti Rexhep Erdogan foli para mbështetësve për t’i garantuar të gjithë se përgjegjësit e ngjarjes së mbrëmshme do të marrin dënimin e merituar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark