Mustafa: Përplasjet politike pengojnë zhvillimin ekonomik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Përplasjet politike pengojnë zhvillimin ekonomik

    Insajderi
    17 July 2016 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Projekti i Brezovicës kishte nisur me probleme dhe improvizime. Fajtorin për dështimin e tij, Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit për zhvillim ekonomik, thotë se duhet kërkuar tek qeverisja e kaluar.

    “… burimi i dështimit qëndron në problemin që ka pasur ky projekt në fillim. Kjo Qeveri e trashëgoi këtë projekt me draft-kontratë të hartuar dhe tentoi ta realizojë. Po problemet ishin në origjinë , në improvizimet , tendencat që gjithsesi të bëhet diçka edhe kur shihet se investitori, përkatësisht konsorciumi nuk premton”, ka thënë  në një intervistë për Gazetën Fjala Mustafa.

    Edhe shumë projekte tjera me rëndësi për vendin mund të mos realizohen për shkak të përplasjeve politike. Madje edhe brenda koalicionit qeverisës PDK-LDK. Së fundi është dëshmuar tek Ligji për Investime Strategjike i cili nuk kaloi në Kuvend dhe rrezikon prishjen e qeverisë.

    Mustafa beson se ky ligj bashkë me masa tjera do t’i hapte rrugë zhvillimit ekonomik dhe punësimit, premtime të qeverisë Mustafa.

    “Por situata e ashpërsuar deri në absurd politik, konfliktet dhe lufta primitive politike ka penguar këto procese. Mendoj se këto masa duhet të përfundohen , të funksionalizohet ideja për Fondin e Punësimit në një variant të pranueshëm, dhe sidomos të ashpërsohet lufta kundër korrupsionit”, thotë Mustafa.

    Në këtë intervistë ai flet edhe për rrezikun që i kanoset vendit nga numri i madh i veteranëve dhe masat që do të ndërmerren si dhe raportet me institucionet financiare ndërkombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark