Peticion për Mustafën e Thaçin, kërkohet të ndalohet vrasja e qenve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Peticion për Mustafën e Thaçin, kërkohet të ndalohet vrasja e qenve

    Insajderi
    17 July 2016 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një peticion përmes internetit është nisur në Kosovë, përmes të cilës kërkohet ndalimi i vrasjes së qenve endacak në Kosovë, raporton Insajderi.

    Peticioni është nisur pas statistikave tmerruese të vrasjes së qenve endacak në Kosovë, në të cilën janë vrarë rreth 800 qenë endacakë gjatë vitit të kaluar, vetëm në qytetin e Prizrenit.

    “Vetëm gjatë vitit të kaluar 831 qenë endacak u vran ne Prizren nga veterinerët, si dhe ne shumë qytete dhe fshatra tjera kosovare. Qentë endacak ishin dhe jane asgjësuar në mënyrë mizore heshturazi”, thuhet në kërkesat e iniciatorëve.

    qen

    Peticioni është i drejtuar në adresë të Mustafës e Thaçit, derisa është nënshkruar nga 2,100 qytetarë deri më tani.

    “Ne kërkojmë nga qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Isa Mustafa ose Prezidenti Hashim Thaçi të ndal vrasjën barbare të qenve menjëherë”, thuhet më tej në peticionin e drejtuar ndaj Mustafës e Thaçit.

    Për të nënshkruar peticionin, klikoni këtu: Peticion për ndalimin e vrasjes së qenve endacak


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark