Insajderi
Botë

Fillon mbyllja e shkollave të Gulenit në botë me kërkesë të Erdoganit

Insajderi
18 July 2016 - 20:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria në Somali njoftoi të shtunën se po pezullon një shkollë e cila kishte lidhje me grupin që tentoi grusht shtet në Turqi të premten, kështu duke i dhënë stafit të saj një javë për tu larguar nga vendi.

Somalia mbylli shkollën e lidhur me dështimin e grusht shtetit të ushtrisë turke. Bordi i ri administrativ do të emërohet në bashkëpunim me Turqinë për të rifilluar aktivitetet arsimore.

Qeveria në Somali njoftoi të shtunën se po pezullon një shkollë e cila kishte lidhje me grupin që tentoi grusht shtet në Turqi të premten, kështu duke i dhënë stafit të saj një javë për tu larguar nga vendi, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për rrjetin e shkollave që e financon Fethullah Gulen, i kërkuar nga Ankaraja zyrtare për ekstradim nga SHBA-ja, pasi që akuzohet si shtytësi kryesor i puçit ushtarak. Në një deklaratë, ata thanë se shkolla FETO/PDY, u pezullua sipas kërkesës së qeverisë turke.

Tash shtrohet pyetja nëse qeveria turke do t’i bëjë kërkesë qeverisë kosovare për mbylljen e këtyre shkollave siç ka bërë me Somalinë.

I akuzuari për tentim grusht shteti në Turqi, ka një rrjet të shkollave në Kosovë

Somalia, gjithashtu u bashkua me një grup që dënojnë ashpër grusht shtetet e dështuara, duke shprehur njëherazi solidaritetin për qeverinë turke dhe popullin turk për rezidencën e tyre demokratike.

Sipas kryeministrit turk, Binali Jildirim, përpjekja e tyre e dështuar vetëm se krijoi një “turp” për ushtrinë turke, ku rreth 160 persona u vranë. Rreth 2,839 ushtarë të përfshirë në këtë grusht shtet u arrestuan, duke përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë që u vranë në përpjekje për të rrëzuar qeverinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark