Insajderi
Lajme

Edhe në parlamentin e Malit të Zi do të flitet shqip

Insajderi
18 July 2016 - 22:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga sot, deputetët shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi mund t’i mbajnë fjalimet e tyre në gjuhën shqipe.  Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Shtëpisë Ligjvënëse, Darko Pajoviç.

“Nga sot, përmes një projekti pilot në Malin e Zi, mundësohet që deputetët të flasin në gjuhën shqipe. Kjo është dhe arsyeja që kemi kufje para”, u shpreh ai.

Gjuha shqipe  ishte edhe një nga kërkesat e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, një javë më parë, gjatë vizitës së tij në Malin e Zi dhe takimit me deputetët malazezë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark