
Qysh nga paslufta veriu i Mitrovicës nuk ka qenë nën administrimin e organeve shtetërore të Kosovës. Kjo ka bërë që në vitin 2011 të mos realizohet regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare në atë pjesë të vendit.
Megjithatë, rezultatet e një ankete të realizuar nga portali KoSSev rreth regjistrimit të popullsisë atje, një përqindje e mirë del se pranojnë të regjistrohen.
Nga 200 persona të anketuar në këtë studim, 55 për qind mendojnë se nuk duhet të mbahet regjistrimi në veri i organizuar nga institucionet e Republikës së Kosovës. Por janë 30 për qind e atyre që e pranojnë këtë regjistrim; kurse 9 për qind s’kanë fare qëndrim, përderisa 5 për qind prej tyre janë deklaruar se nuk i njohin institucionet e Prishtinës, duke kërkuar që të bëhet një listë e veçantë për popullsisë serbe në veri nëpërmjet, siç e quajnë ata, “Republikës së Pavarur të Ibrit në veri”./Insajderi.com