Nataliya Apostolova zëvendëson Zhbogarin i cili shkon në Shkup - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nataliya Apostolova zëvendëson Zhbogarin i cili shkon në Shkup

    Insajderi
    19 July 2016 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka emëruar ambasadoren bullgare Nataliya Apostolova si përfaqësuese të posaçme të BE-së në Kosovë, pasi diplomati slloven Samuel Zbogar u emërua shef i Delegacionit të Komisionit Evropian në Maqedoni.

    Agjencia maqedonase e lajmeve MIA ka njoftuar se vendimi ende nuk është publikuar zyrtarisht, por Zhbogar, që aktualisht kryen detyrën e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Kosovë, do të marrë detyrën e shefit të Delegacioni të Komisionit Evropian në Maqedoni, në muajin shtator nga diplomati estonez Aivo Orav.

    Samuel Zogar në vitin 2011 u emërua në detyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Kosovë, nga ish-shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Catherine Ashton, pas disa vjetësh në krye të diplomacisë sllovene.

    Ambasadorja bullgare Nataliya Apostolova ka qenë e emëruar në krye të delegacionit të BE-së në Libi, raporton REL.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark