Deputetët shqiptarë “flasin shqip” në parlamentin malazez - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët shqiptarë “flasin shqip” në parlamentin malazez

    Insajderi
    19 July 2016 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi është mundësuar që deputetët shqiptarë fjalimet e tyre t`i mbajnë edhe në gjuhën shqipe.

    Nga dita e djeshme në Parlamentin e Malit të Zi, deputetët shqiptarë fjalimet e tyre do t`i mbajnë edhe në gjuhën shqipe, ka njoftuar kryetari i shtëpisë ligjvënëse Darko Pajoviç, transmeton Insajderi.com

    Një mundësi të tillë më herët e paralajmëroi kreu i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili një javë më parë qëndroi për vizitë zyrtare në Podgoricë.

    Fjalimin e tij Meta e mbajti në shqip, ndërkohë që Pajoviç për vendimin e fundit tha se është një pilot projekt.

    “Nga sot përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi mundësohet që deputetët të mbajnë fjalimet edhe në gjuhën shqipe, dhe kjo është arsyeja përse keni kufje para vetes”, u tha Pajoviç deputetëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark