Ambasadorja e Turqisë në Kosovës: Ja si ndodhi puçi ushtarak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorja e Turqisë në Kosovës: Ja si ndodhi puçi ushtarak

    Insajderi
    19 July 2016 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja turke në Kosovës, Kivilcim Kiliç, në një intervistë për emisionin “Info Matgazine” ka rrëfyer se ishte situata në Ankara kur ndodhi puçi ushtarak. Kiliç, e cila ndodhej në Turqi ka thënë se tentimi për grusht shtet ishte tentim terrorist dhe tradhti.

    Ambasadorja, ka thënë se ajo çfarë ndodhi në Turqi ishte kundër Kushtetutes së vendit, njofton Insajderi.

    Isha në Turqi atë natë, jam kthyer dje ne mbrëmje. Kam shkuar ata para 1 jave për ta takuar familjen time dhe isha aty kur ndodhi puci ushtarak. Këto janë ditë të jashtëzakonshme për kombin tonë. Ngjarja e cila ndodhi në Turki ishte kundër një qeverisje e cila është e zgjidhur nga populli dhe është kundër Kushtetutës”, tha ajo.

    Ajo rrëfen momentet e para të tentativës për grusht shtet në Turqi.

    “Isha në shtëpi, ishte një natë normale. Ishte ora 10:30 kur dëgjuam zhurma dhe helikopterë që dhe nuk e  kishim të qartë çfarë po ndodhte. Kryeministri doli në televizor dhe tha se është një puç ushtarak dhe është duke u bërë nga zingjiri komandues nga forcat e armataosura. Ne e kuptuam që ishte një tentim për grusht shtet”, tha Kiliç.

    E bllokuan zyrën e presidencës, ata filluan zjarr ndaj qytetarëve të tjerë. Ne i kemi shumë për zemër ata asnjëherë nuk e kemi menduar që mund të ndodhte diçka e tillë”, ka thënë ambasadorja.

    Ajo gjithashtu ka thënë se Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj si dhe Kadri Veseli e kanë telefonuar atë natë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark