
Ministria e Arsimit e Turqisë ua ka anuluar licencat 21 mijë mësuesve të cilët punojnë në institucione private si pjesë e luftimit të zgjeruar të Qeverisë turke pas tentim dështimit të puçit të së premtes, një zyrtar i ministrisë i ka thënë Reutersit sot.
Njoftimi ka ardhur menjëherë pas raporteve se Bordi i Arsimimit të Lartë kishte urdhëruar dorëheqjen e 1 mijë e 577 dekanëve nga të gjitha universitetet nëpër Turqi, përcjell Express.
“Licencat e 21 mijë mësuesve që punojnë për institucionet private janë anuluar. Paralajmërimet se këta njerëz janë më së shumti të lidhur me aktivitete terroriste, janë marrë në konsideratë,” një zyrtar i ministrisë ka thënë, pa shpjeguar më tej. /Insajderi.com