Vuçiq demanton Enver Hoxhajn për Demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq demanton Enver Hoxhajn për Demarkacionin

    Insajderi
    19 July 2016 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pasi që shefi i diplomacisë kosovare, tha se Kosova brenda dy viteve parashikon përfundimin e demarkacionit me Serbinë, kryeministri serb, Aleksandar Vuciq, deklaroi se kjo u bë vetëm për konsum të brenshëm politik në Prishtinë.

    “Kam dëgjuar nja dy fjalë nga porosia e Hoxhajt, por nuk e di se cfarë ka thënë. Ne nuk e pranojmë pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

    Nga Brukseli, ku këtë të martë Serbia hapi dy kapituj tjerë rreth bisedimeve për tu bërë anëtarë e BE-së, Vuçiq pranoi se një kapitull tjetër, me numrin 35 që flet për Kosovës, do të jetë çështje e vështirë.

    Por nënshkruesi i ujdisë më Isa Mustafën, nga gushti i vitit të kaluar, thotë se marrëveshja e tij me kryeministrin kosovar, nuk ka dështuar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark