
Ditët e fundit ambasada e ShBA është hedhur në një sulm frontal për të bërë 94 vota pro reformës në rast se konsensusi për votimin e saj nuk arrihet.
Përpos takimeve publike që ka bërë ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu me disa deputetë të opozitës për t’ua kërkuar votën, kontaktet kanë vazhduar edhe në rrugë të tjera.
Ajo që Lu shpalli se udhëheqësit e partive do të njoftohen me pasojat që do të kenë në rast se nuk votojnë, duke u futur në listë të zezë dhe duke u hequr mundësia e udhëtimit në ShBA, është kthyer në praktikë.
Një kryetar i një partie të vogël opozitare në Shqipëri e ka pranuar një mesazh nga një zyrtar i lartë i ambasadës në Tiranë, raporton Lapsi.al.
Njërin nga sms-të të cilin Lapsi.al thotë ta ketë parë, shkruan.
“…i nderuar zoti… Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t’iu informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin……”