Insajderi
Lajme

Tre të lënduar nga grabitja në Shillovë, njëri me armë

Insajderi
21 July 2016 - 17:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona kanë mbetur të lënduar njëri prej tyre i plagosur me armë zjarri nga një grabitje e cila ndodhi  në mesditën e së enjtes në Shillovë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhëndësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se ngjarja ndodhi në këmbimoren ‘’Puls Oil’’pasi që janë informuar se aty ka ndodhur përleshje.

‘’Po ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në fshatin Shillovë, pasi policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kishte ndodhur grabitja, ka gjetur një armë zjarri. Si pasojë e përleshjeve tre persona kanë pësuar lëndime njëri prej tyre është plagosur rëndë në këmbë me armë zjarri por që janë duke u trajtuar në spital.’’, tha Hashani për Klan Kosovën.

Sipas raportimeve të policisë, bëhet e ditur që një person është arrestuar, por që tjetri ende është në arrati.

‘’Policia njofton se njëri nga të dyshuarit është arrestuar por njëri nga ta i cili ishte i njohur për policinë e Kosovës është arratisur me një motoçikletë’’.

Hashani konfirmoi që pas arratisjes motoçikleta është gjetur pas disa minutash por që i dyshuari ende jo. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark