Policia tregon se si u grabit banka në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia tregon se si u grabit banka në Prishtinë

    Insajderi
    21 July 2016 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar grabitjen e bankës në lagjen Dardani të Prishtinës.

    “Me datë, 21.07.2016, ne ora 16:47, Policia ka marrë informatën se në lagjen Dardania respektivisht në rr.”Ilaz Kodra” në Prishtinë në filialin e Bankës Kombëtare Tregtare-BKT-se, ka ndodhur një grabitje e armatosur”, nga zëdhënësi policor i Prishtinës, teksa shtohet se sipas informatave të para dyshohet që grabitjen e kanë kryer dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri (revole), njofton Rtklive.com, transmeton Insajderi.

    Te dyshuarit, pasi kanë kryer aktin, kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe përveç grabitjes së parave nuk raportohet për të lënduar ose përdorim armesh.

    Policia po bashkëpunon me zyrtarët e bankës për të konfirmuar shumën e parave të grabitura, ndërkohë që ka filluar një hetim lidhur me rastin si dhe po punon për identifikimin e personave të dyshuar të implikuar në rast.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark