LDK del në përfundim: Kosova nuk humb territor me Demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK del në përfundim: Kosova nuk humb territor me Demarkacionin

    Insajderi
    21 July 2016 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka mbajtur takime të ndara me Grupin Parlamentar të kësaj partie dhe me kryetarët e degëve.

    Sipas një kumtese për media, në këto takime është diskutuar për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi ku gjatë diskutimit deputetët e LDK-së “nuk u prezantuan fakte se Kosova humb pjesë të sipërfaqes së saj me rastin e marrëveshjes me Malin e ZI”, thuhet në kumtesë.

    “Kryetarët e degëve kërkuan që shenjëzimi i kufirit, si pjesë e ndërtimit të subjektivitetit të Kosovës, duhet kryer sa më shpejt, në mënyrë që të mos rrezikohet agjenda evropiane, procesi i liberalizimit dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës”, thuhet nw njoftimin e LDK-sw.

    Grupi Parlamentar i LDK-së dhe kryetarët e degëve kanë kërkuar që të ratifikohet sa më parë kjo marrëveshje “që të mos rrezikohet agjenda evropiane, procesi i liberalizimit dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark