
Vëllai i ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi ka uruar atë për lirim nga burgu, duke i thënë se ishte e panevojshme mbajtja në burg e një komandanti.
Rrustem Mustafa – Remi është liruar sot nga burgu pasi është marrë parasysh sjellja e tij e mirë dhe risocializimi.
Hysen Mustafa, më pas ka uruar që sa më shpejt të lirohet edhe Latif Gashi – Lata. Të dy këta ish-deputetë janë dënuar për krime lufte, si pjesë e Grupit të Llapit.
“Urime lirimi vlla Rem! Uroj që edhe komandant Lata sa më shpejt të lirohet dhe të jet në mesin tonë, sepse ështe e padrejt dhe panevojshme qëndrimi i tij akoma ne burg”, ka thënë ai. /Insajderi.com