Insajderi
Lajme

LDK – Nitajt të AAK-së: Deri dje përdorje gjuhë rrugaçësh

Insajderi
21 July 2016 - 23:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të AAK-së, Muharrem Nitaj, drejtuar kryeministrit Mustafa gjatë ditës së sotme.

Në reagimin e LDK-së, të publikuar përmes profilit zyrtar në Facebook, thuhet se zëdhënësi i AAK-së, “i ka bërë plagjiat fjalët e ulëta të Vetëvendosjes, për të sulmuar kryeministrin e vendit”.

Në reagim, po ashtu, thuhet se në përpjekje që të bëhet dikushi, Nitaj deri vonë përdorte gjuhë rrugaçësh nëpër televizione publike.

“Gjithsesi, zëdhënësi ‘rrogëtar’ i AAK-së nuk shquhet për dije dhe tashmë po mundohet t’i imitojë disa prej njerëzve në habitatin ku përkohësisht po vegjeton, deri sa ta largojnë edhe nga aty si të panevojshëm në çdo aspekt”, thuhet në reagim.

Gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i AAK-së ka thënë se “Isa Mustafa po shantazhohet për të votuar Demarkacionin me Malin e Zi”. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark