
Qeveria e Kosovës e shkarkoi Petrit Selimin nga detyra e koordinatorit për Mileniumin Sfidat e Mijëvjeçarit, në të cilën pozitë është emëruar në muajin maj.
Kryeministri Isa Mustafa tha se vendimi i tij erdhi pas vërejtjeve nga Agjencia Kundër Korrupsionit, shkruan Insajderi.
Në muajin qershor AKK ka dal me vendimin se mbajtja e dy posteve nga Selimi është konflikt interesi.
“Zyrtari i lartë publik nuk mund të jetë menaxhues ose anëtar i organeve menaxhuese në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse, përjashtuar subjektet politike si dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet për shkak të funksionit”, thuhej në vendimin e AKK-së.
Drejtori i Kundërkorrupsionit vlerësonte se ushtrimi i këtyre dy funksioneve do të përbënte konflikt interesi. Pasiqë sipas z. Preteni, hyn në kategorinë e funksioneve menaxhuese, që del nga vetë dokumenti i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit.
Gjatë mbledhjes së qeveris u vendos që Mileniumi i Mijëvjeçarit të udhëhiqet nga stafi civil./Insajderi.com