Insajderi
Lajme

Rreth 38 mijë persona dje kanë hyrë në Kosovë

Insajderi
23 July 2016 - 13:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se nëpër të gjitha pikë kalimet kufitare në territorin e Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë hyrë 36 mijë e 781 persona që kanë qenë në automjete  dhe 1 mijë e 93 këmbësor. Nga vendi kanë dal 34 mijë e 245 persona në automjete dhe 1 mijë 263 këmbësor.

Ndërkohë që sot deri në ora 12 në pikën kufitare në Merdare ka pasur kolona, shkaku i fluksit të madh të mërgimtarëve që kalojnë nga kjo pikë, pritjet kanë zgjatur nga 30 minuta në një orë e gjysmë, raporton Insajderi.

Kurse gjatë ditës së djeshme kanë hyrë 10 mijë e 942 vetura e 310 autobus. Derisa kanë dal nga territori i vendit 8 mijë e 733 vetura e 262 autobus. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark