Viktimat kosovare në Munih nderohen me flamur kombëtar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Viktimat kosovare në Munih nderohen me flamur kombëtar

    Insajderi
    23 July 2016 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qindra buqeta me lule dhe qindra qirinj të ndezur janë vendosur në hyrje të qendrës tregtare në të cilën të premten pasdite u vranë 9 persona nga një adoleshent i cili e kishte planifikuar vrasjen pasi ishte i fiksuar me vrasjet masive.

    shqiptaret

    Tre prej viktimave ishin kosovar. Dijamant Zabërgja (21) është kosovari që u vra në Munich dhe ai vjen nga qyteti i Vushtrrisë. Viktima e dytë është Armela Segashi nga Podujeva dhe viktima e tretë është Sabina Sulaj.

    Për këtë arsye në vendin ku po bëhen homazhe është vendosur edhe një flamur kombëtar i cili rri në ballë të luleve, qirinjve dhe gjësendeve të tjera që janë vendosur në kujtim të viktimave./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark