Insajderi
Botë

Ghani: Hakmarrje ndaj atyre që vranë 80 njerëz

Insajderi
24 July 2016 - 10:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani është zotuar se do të “hakmerret” kundër personave përgjegjës për sulmin vetëvrasës në Kabul i cili mori jetën e 80 personave, sulmi më i rëndë që e ka goditur kryeqytetin afgan prej okupimit të udhëhequr nga amerikanët në vitin 2001.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për dy sulme vetëvrasëse që sipas Ministrisë së Brendshme ka vrarë së paku 80 persona dhe ka lënduar 231 të tjerë, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Sulmi kishte cak kryesisht pjesëtarët e minoritetit Hazara, mijëra prej të cilëve ishin duke protestuar rreth një linje elektrike, raporton rel.

Gjatë një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive më 23 korrik, Ghani ka premtuar se do të hakmerret kundër keqbërësve.

“E kam urdhëruar kryeprokurorin që të themelojë një komision për hetimin e incidentit”, ka thënë më tej ai dhe ka shtuar se 24 korriku do të jetë ditë zie në vend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark