Një vajzë e mitur është përkeqësuar fizikisht pasi ishte detyruar të përdor substancë të dyshuar narkotike nga një person në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
Personi i dyshuar për intoksikim të së vajzës me lëndë narkotike është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër K/Shqiptare e mitur ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka detyruar të përdor substancë të dyshuar narkotike dhe si pasojë e përdorimit, të njëjtës ju është keqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com