
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin Zahir Pajaziti për t’i nderuar tri viktimat e sulmit të së premtes në një qendër tregtare në Munih.
Tri viktimat kosovare të këtij sulmi terrorist u identifikuan ditën e djeshme, dhe për këtë arsye, Kosova sot ka qenë në ditë zie.
Në këtë aktivitet të organizuar nga Ministria e Diasporës kanë marrë pjesë edhe familjaret e Dijamant Zabergjës.
Xhaxhai i tij, Baki Zabërgja, ka falënderuar të gjithë që kanë shprehur solidaritet me familjen në këtë kohë të vështirë për ta.
Ndërsa ministri Murati ka thënë se i tërë aktiviteti i sotëm edhe shfaqja e filmave dokumentarë po bëhet për nder të viktimave në Munih./Insajderi.com