
Serbinë në vitin e ardhshëm me siguri e pret ndryshimi i Kushtetutës, e pos çështjeve të tjera, qytetarët e Serbisë, në referendum do të vendosin edhe për heqjen e preambulës për Kosovën.
“Nga ne po kërkohet fshirja e preambulës për Kosovën dhe kjo do të jetë puna më e vështirë për Qeverinë e re, sepse për këtë duhet siguruar dy të tretat e shumicës e pastaj kjo të verifikohet në referendum”, raporton gazeta serbe “Blic”, duke cituar një bashkëbisedues të saj.
Për fshirjen e Kosovës nga Kushtetuta vjet ka folur edhe kryeministri Aleksandar Vuçiq.
Ai për “Wall Street Journal” në majin e 2015-ës kishte thënë se preambula kosovare sigurisht se do të hiqet nga Kushtetuta, “por Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e krahinës së saj jugore”.