Insajderi
Lajme

Tentim-vrasje në Gjakovë

Insajderi
25 July 2016 - 11:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjakovë i cili pas një mosmarrëveshjeje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.65mm. Nga i dyshuari është konfiskuar arma me një karikator, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 38.1 gramë, një kuti me mbetje të substancës dhe një foli alumini e paketuar për shitje.

Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Gjakovë, policia thotë se ka dërguar një person në spitalin rajonal të Gjakovës, i cili kishte pësuar lëndim të rëndë trupor nga dy të dyshuar të cilët e kishin sulmuar fizikisht. Njësitë policore janë duke hetuar rastin./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark