Hapet libri i ngushëllimeve në Berlin e Mynih për viktimat kosovare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet libri i ngushëllimeve në Berlin e Mynih për viktimat kosovare

    Insajderi
    25 July 2016 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në Ambasadën në Berlin dhe në Konsullatën në Mynih nga e marta do të hapet libri i ngushëllimeve për viktimat në Mynih.

    MPJ njofton se nga 26 korriku 2016 deri më 29 korrik 2016, në Ambasadën e Kosovës në Berlin do të jetë i hapur Libri i Zisë prej orës 14:00 deri në orën 16:00, ndërsa në Konsullatën në Mynih prej orës 13:00 deri në orën 16:00.

    Ndryshe, trupat e pajetë të dy të rinjve Dijamant Zabërgja dhe Armela Segashi, pritet të arrijnë sonte në aeroportin e Prishtinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark