Insajderi
Lajme

Zbulohen detaje të reja nga grabitja e banesës së Getoar Selimit

Insajderi
25 July 2016 - 20:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku banesa e këngëtarit kosovar Getoar Selimi ka rënë pre e grabitjes.

Burime të “Panorama.al” kanë bërë me dije se autorja është një femër, e moshës 17-vjeçare me inicialet D.K.

Ajo mësohet se ka hyrë në banesën e këngëtarit Selimi dhe ka marrë prej andej orën që kushton 35 mijë euro. Bashkëpunëtor ka qenë i dashuri i saj 3 vjet më i madh, i arrestuar gjithashtu nga policia.

Ora e këngëtarit është gjetur në banesën e 20-vjeçarit Mërgim Lala, i dashuri i vajzës së re. Mësohet se apartamenti ku ka ndodhur ngjarja është në zonën e Kodrës së Diellit.

Rastësi e bukur mund të thuhet është se këngëtari është fqinj me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark