Insajderi
Lajme

UNMIK-u demanton ministrin Hoxhaj

Insajderi
25 July 2016 - 20:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNMIK, nuk ka nevojë të mbetet më në Kosovë. Ky mision po shihet i padëshirueshëm dhe pengesë për vendin.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se UNMIK-u “është në Kosovë për shkak të kundërshtimit rus, që të ndryshohet Rezoluta 1244”, duke e konsideruar zgjatje të ndikimit të Rusisë.

Por në këtë mision në Kosovë nuk pranojnë se për vazhdimin e mandatit të UNMIK ka ndikuar Rusia.

Në një përgjigje përmes postës elektronike që ka marrë Gazeta Tribuna, Jan Malekzade – zyrtar për Informim në UNMIK – ka thënë se shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara vendosin për mandatin dhe funksionet e UNMIK-ut, dhe jo një shtet i vetëm.

“Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara siguron mandatet misioneve e nëpër botë. Kombet e Bashkuara i përbëjnë 193 shtete anëtare, pra, UNMIK-u përfaqëson të gjithë shtetet si të barabarta.  Kombet e Bashkuara ndjekin pranimin e neutralitetit sipas statusit për Kosovën”, ka thënë Malekzade. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark