Radio Televizioni i Kosovës (RTK) nuk i ka transmetuar lajmet që parashiheshin të fillonin me fillim nga ora 22:00, për shkak të vërshimit të ambientit të punës së redaksisë së lajmeve.
Redaktori i lajmeve në transmetuesin publik të Kosovës, Ermal Rexha u ka kërkuar ndjesë shikuesve të RTK-së për këtë çështje.
“Të nderuar shikues të RTK-së, si redaktor i edicionit të lajmeve të mbrëmjes ju kërkoj ndjesë që nuk do të transmetojmë lajmet e orës 22:00, për shkak se ambientet e punës në RTK i ka vërshuar uji”, ka thënë Rexha.
Megjithatë, ai i falënderoi zjarrfikësit e Kosovës që intervenuan shpejtë në evakuimin e punëtorëve të RTK-së. /Insajderi.com