Insajderi
Botë

Ushtria izraelite vrau palestinezin që akuzohej për vrasjen e rabinit

Insajderi
27 July 2016 - 11:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtria e Izraelit thotë se e ka vrarë një militant palestinez të akuzuar për vrasjen e një rabini.

Ky palestinez 29 vjeçar, i cili e kishte kryer sulmin, është vrarë gjatë këmbimit të zjarrit me ushtarët, ka njoftuar sot armata e Izraelit, më ç’ rast janë arrestuar tre veta.

Rabini, Michael Mark, 48 vjeçar, që është baba i 10 fëmijëve, është vrarë dhe tre anëtarë të familjes së tij ishin plagosur, kur persona të armatosur kanë hapur zjarr në veturën e tij në Hebron, më 1 korrik, raporton rel.

Ushtria e Izraelit tha se pas gati një muaj të kërkimit të autorëve të sulmit, forcat e sigurisë ishin fokusuar në një celulë të lëvizjes Hamas, që kishte dorë në sulm. U tha se trupat e kishin rrethuar shtëpinë, ku të dyshuarit po fshiheshin.

Ndërhyrja ishte bërë mbrëmë vonë në fshatin Surif, në veri të Bregut Perëndimor, që është rajon me më se 200 mijë banorë palestinezë, ka njoftuar ushtria e Izraelit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark