Palestina do të ngre padi ndaj Britanisë për krijimin e shtetit të Izraelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Palestina do të ngre padi ndaj Britanisë për krijimin e shtetit të Izraelit

    Insajderi
    27 July 2016 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Palestinës ka njoftuar se planifikon që të ngre akuzë ndaj qeverisë së Britanisë rreth një deklaratë në vitin 1917 që i hapi rrugë krijimit të shtetit të Izraelit.

    Deklarata e Mahmoud Abbas’s e cila u dha nga ministri i Punëve të Jashtme Riyad al-Maliki, është dhënë në fillim të një samiti të Ligës Arabe në Mauritani, shkruan The Independent.

    Në deklaratë kërkohet që Palestina të ndihmohet edhe nga shtete të tjera për formulimin e aktakuzës për deklaratën e vitit 1917 që i hapi rrugë krijimit të Izraelit në vitin 1948.

    Në vitin 1917, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë, Arthur James Balfour, i kishte dërguar një letër përfaqësuesit të izraelitëve në Britani, duke i dhënë mbështetje krijimit të Izraelit, njofton Insajderi.

    riyad-al-maliki.jpg

    Presidenti palestinez kësisoj e fajëson Britaninë si përgjegjëse për shumë krime të Izraelit, përfshirë edhe largimin e palestinezeve nga tokat e tyre.

    Padia do të bëhet në një gjykatë ndërkombëtare, ka njoftuar ai./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark