Shpend Ahmeti emëron zëvendësuesin e Xhelal Sveçlës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti emëron zëvendësuesin e Xhelal Sveçlës

    Insajderi
    27 July 2016 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka emëruar tre drejtor të rinj në kabinetin e tij.

    Drejtor i ri i Drejtorisë së Inspeksionit është emëruar Salih Zyba, Drejtor i ri i Drejtorisë së Kulturës është emëruar, Besart Vllahinja, ndërkaq Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë është emëruar Ferat Makolli.

    Sipas një marrëveshje koalicioni me AKR-në të nënshkruar javë më parë, Drejtoria e Kulturës dhe ajo e Bujqësisë i takojnë partisë së udhëhequr nga Behgjet Pacolli.

    Në anën tjetër, Zyba do të zëvendësojë në këtë pozitë ish-drejton Xhelal Sveçla i cili dha dorëheqje pas vdekjes së dy fëmijëve në një gropë në Prishtinë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark