MPB: Vendimi i arbitrazhit betejë e komplikuar ligjore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB: Vendimi i arbitrazhit betejë e komplikuar ligjore

    Insajderi
    29 July 2016 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Driton Gashi sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, tha se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit, që detyron Kosovën t’i paguaj shtypshkronjës austriake “AG Staatsdruckerei” 5 milionë euro për tenderin e pasaportave, është çështje serioze të cilin janë duke e analizuar.

    Ai përmes konferencës për shtyp ka thënë se gjatë ditës së djeshme nuk kanë qenë të gatshëm për të reaguar pasi sipas tij “Kjo është një betejë e komplikuar ligjore, që ndikon në kredibilitetin e MPB-së”.

    Ndërkaq Gazmend Nushi, avokat në këtë rast, tha se Kosova nuk mund t’i shmanget këtij detyrimi, pasi sipas tij vendim në kuptimin e procedurës nuk mund të ankimohet në ndonjë instancë më të lartë.
    “MPB do të nisë procedurën për anulimin e vendimit. Mirëpo duhet pritur edhe inicimin e procedurës për njohjen e këtij vendimi, pasi fjalën përfundimtare do ta jep gjykata kompetente vendore”, tha Nushi.

    Sipas tij është keqkuptuar afati 14 ditor pasi që sipas tij, vendim i tillë çfarë është për momentin i nënshtrohet njohjes së instancave vendore të gjykatave në Kosovë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark